Telegrafi

Stresi shuan spekulimet për krizë, uron Bajramin me të fejuarën

Hip hop ylli Stresi ka shfrytëzuar festën e Bajramit për të shuar spekulimet për jetën private.

Ylli i hip hopit me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ka konfirmuar se ka raport të mirë me të fejuarën.

Ai ka uruar Bajramin në mënyrë të veçantë në rrjetin social ku shihet i lumtur afër të fejuarës.

Stresi u spekulua se është duke shkuar drejt ndarjes, por duket se këto ishin vetëm spekulime.

Këngëtari i njohur i shumë hiteve ka shijuar suksesin e projektit “GTA”.

Ai në Bajram Curr mbajti një koncert së fundmi ku u prit shumë mirë nga adhuruesit e tij.

/Telegrafi/