Telegrafi

Stresi shëtitet rrugëve të Lozanës (Video)

Stresi ka postuar një video në Instagram duke u shëtitur rrugëve të Lozanës, raporton Telegrafi.

Reperi nga Shqipëria është në kërkim nga policia shqiptare, pas arratisjes spektakolare që bëri nga komisariati i policisë në fund të muajit janar.

Por, pasi iku nga vendi, ai vazhdimisht ka postuar pamje dhe statuse provokuese ndaj policisë shqiptare, duke treguar se ndodhet në Zvicër.

I fundit konfirmim vjen pak çaste më parë, ku ai ka postuar një video duke u shëtitur rrugëve të qytetit të Lausanne-s, Zvicër. /Telegrafi/