Stresi ka zgjedhur njërën nga femrat më seksi të Kosovës për të realizuar duetin e radhës.
Reperi problematik nga Shqipëria mësohet se së shpejti do të vijë me një bashkëpunim me Morena Tarakun.
Lajmin e ka konfirmuar për Panorama Plus menaxheri i reperit, që ka zbuluar se kënga do të lansohet gjatë kësaj vere
Stresi ka kohë që është gjendur jashtë Shqipërisë për shkak të problemeve me ligjin, por ai nuk u ka munguar fansave duke qenë aktiv përmes rrjeteve sociale.
Aktualisht reperi ndodhet në Prishtinë dhe këtë të premte, në ditën festive të 1 majit, pritet të performojë para publikut të kryeqytetit.
Ndërkohë Morena Taraku, e cila lansoi disa hite të suksesshme me produksionin e Bleros, Elephant, tash po i rikthehet muzikës, pas një pauze të shkurtër. /Telegrafi/