Edhe pse është në arrati, Stresi po shijon kohën e lirë me shokët e tij.
Ai ka publikuar një video në rrjetin social Instagram ku shfaqet bashkë me veturën e re, të cilës i dëshiron mirë se ardhje.
Bëhet fjalë për një veturë të tipit Porsche Carrera, e cila duket se ka gëzuar reperin, shkruan Telegrafi.
Nuk dihet lokacioni ku gjendet Stresi, por ai tash e sa kohë është në kërkim nga policia shqiptare.
Stresi njihet për problemet e tij me ligjin, por po ashtu dihet se shumë rrallë e ka respektuar atë, duke u arsyetuar se ai po kërkohet pa të drejtë nga policët e Saimir Tahirit. /Telegrafi/