Prej vitesh dy reperët nga Shqipëria, Noizy dhe Stresi kanë qenë në rivalitet me njëri-tjetrin, por kjo gjë si duket ka ndryshuar kohëve të fundit.
Dyshja e njohur i kanë dhënë fund rivalitet dhe tashmë edhe kanë nisur të shoqërohen së bashku dhe këtë më së miri e dëshmon një imazhe që është postuar sot nga rep-artisti Kozak69.
Në foton që ai postoi në llogarinë e tij në Instagram shihen të tre së bashku në një tavolinë, ndërsa nuk munguan komentet e shumta nga ana e fansave të tyre.
Një reagim së fundi ka ardhur edhe nga Stresi, i cili postoi të njëjtën foto bashkë me një tjetër të tyren ku të tre shihen bashkë para shumë vitesh.
“Si nuk u rrite kurrë edhe atëherë e postove pa pyet edhe kësaj radhe pa pyet. Tregoni dashuri, jo urrejtje. KingZino”, ka shkruar Stresi në mbishkrimin e postimit.
Kjo tregon se Arkimed Lushaj (Stresi) dhe Rigels Rajku (Noizy) kanë lënë prapa krahëve çdo mosmarrëveshje dhe një shoqëri e re po nisë mes tyre. /Telegrafi/