Site icon Telegrafi

Stresi publikon videon intime ku përkëdhelet dhe puthet me Kejsin

Reperi i njohur Stresi ka treguar gjithmonë se sa i dashuruar është me të dashurën e tij, Kejsi.

Ai publikon foto të ndryshme me të në rrjetet sociale duke i bërë edhe dedikime, apo e tregon dashurinë që ka për të edhe në intervistat e ndryshme që jep.

E tashmë Stresi nuk e ka aspak problem që të ndajë një video intime me Kejsin. Ditën e sotme reperi publikoi një video në “Instastory”, ku shfaqet pranë saj, e cila e përkëdhel dhe e puth në pjesën e kokës.

“Kur e ke shpirtin e plotësuar gjërat e tjera duken shaka në këtë jetë”, shkruan ai në mbishkrimin e videos.

Ndërkohë vetëm pak kohë më parë u përfol se çifti i kishte dhënë fund martesës, gjë e cila u hodh poshtë nga Kejsi, e cila u shpreh se kur martohesh nuk ka divorc. /Panorama/

Exit mobile version