Telegrafi

Stresi publikon video nga një performancë me Noizyn: Dyshja më e mirë, plasni

Noizy është arrestuar pak ditë më parë në Shëngjin bashkë me DJ Crax për sherrin në Pejë.

Në kërkim nga Policia e Kosovës për këtë ngjarje është edhe reperi tjetër, Arkimed Lushaj – Stresi.

Derisa po qëndron në arrati, Stresi po vazhdon të bëjë postime të ndryshme në rrjete sociale.

Foto: Screenshot/Instagram

Ai ka dërguar vazhdimisht mesazhe e ka bërë paralajmërime, ndonëse nuk e ka lënë anash as mikun e tij, Noizyn.

Lexo po ashtu Stresi me mesazh për Noizyn: Qëndro i fortë vëllai im, ata nuk do t’ia dalin dot

E së fundmi ka publikuar një video nga një koncert i tyre, ku kanë performuar së bashku.

Foto: Screenshot/Instagram

“Dyshja më e mirë, plasni”, ka shkruar ai.

Rigels Rajku dhe Bahtijar Bajraktari pritet që të ekstradohen në Kosovë. /Telegrafi/