Site icon Telegrafi

Stresi proteston me pistoletë në kokë për padrejtësitë ndaj Doshit (Foto)

Ky është këngëtari që po kërkohet nga policia shqiptare. Bëhet fjalë për Arkimed Lushajn, më mirë i njohur si Stresi.

I veshur me një fanellë sportive, që mban emrin Bart dhe numrin 89, ndërsa i ka drejtuar pistoletën vetës në kokë, këngëtari shkruan ne komentin e tij bashkëngjitur fotografisë së publikuar në llogarinë e tij në Instagram, transmeton Telegrafi.

“Un dhe Bart protestojmë për padrejtësinë që po i bëhet Tom Doshit”, komenton Stressi, i kthyer me shpinë nga fotografi që e ka fiksuar këtë fotografi.

Kujtojmë se ish-deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Tom Doshi, ka akuzuar kryetarin e parlamentit shqiptar, Ilir Meta, se i ka përgatitur një atentat, duke sjell edhe prova materiale.

Por, deputeti socialist, sipas mediavfe shqiptare, tani po i kërcënohet burgosja për dëshmi të rrejshme. /Telegrafi/

Exit mobile version