Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, thotë se është i vetëdijshëm për atë çfarë ka ndodhur me policinë dhe është në pritje të vendimit të drejtësisë për veprat e tij.
“Momentalisht po gjykohem në gjendje të lirë. Po pres datën e seancës gjyqësore që do të mbahet më 1 korrik, ditë kur unë do të prezantohem para gjyqtarit Arben Micko”.
“Jam i ndërgjegjshëm për atë çfarë ka ndodhur dhe pres penalizimin, pra atë çfarë drejtësia do të vendosë për mua”, ka deklaruar reperi për Panorama.
Ai ka treguar se që në ditën e parë kur shkeli në Tiranë (më 1 qershor) është paraqitur menjëherë pranë Prokurorisë, ku është marrë vendimi për t’u gjykuar në gjendje të lirë. “Erdha, siç premtova më parë, se do kthehesha shumë shpejt në Tiranë…”, ka shtuar Stresi.
Duke komentuar shoqërimin nga policia në ditën e zgjedhjeve, këngëtari ka thënë: “Ishte një formalitet që e bën çdo komisariat, për faktin se unë rezultoj person në kërkim për ta. Për mendimin tim, ishte thjesht një lojë nga ana e tyre, e tipit ‘Hajt ta kapim Stresin!’. Unë e dija shumë mirë që do të lirohesha pas dy orësh dhe ashtu ndodhi… Jam shumë i gëzuar që jam prapë i lirë!”. /Telegrafi/