Stresi dhe Xhuli Nura janë kthyer dy nga banorët më të komentuar në Big Brother VIP Kosova.
Ata patën një përballje të ashpër në natën Prime të së hënës, gjersa reperi i njohur hodhi disa akuza në drejtim të saj.
Debati i dyshes së njohur po vazhdon akoma, ndërkohë që artisti shqiptar dëshiron që ajo të largohet nga BBVK.
Në një bisedë me Edon Shilekun, Stresi thekson se duhet të largohen njerëzit që nuk e meritojnë të jenë në një ‘shoë’ të tillë.
“Të premten ajo do të përballet me gjithë Shqipërinë për punën e këpurdhave, këtë të dish. Edon është shumë e rëndë për ta bërë atë me t’i thënë gjërat që të helmojnë, që të bëjnë keq. Nuk është problem, këtë të premte shkon ndryshe puna. Këtë të premte dikush do të dalë dhe ishalla largohet, ai nuk që nuk e meriton do të ikë”, thotë ai.
“Kisha pasur dëshirë të jem ose unë ose ajo. Nëse doni sinqeritet. Tani e vendos publiku. Mua më bëj çfarëdo testi nuk dal prej Arkimedit”, tha më tutje këngëtari.
Xhuli nuk mori kritika vetëm prej Stresit, një situatë të ngjashme ditën e sotme (e mërkurë) e pati edhe me këngëtarin Gjon Karrica. /Telegrafi/