Edon Shileku është një prej banorëve më të diskutuar të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Ai pak javë më parë kishte deklaruar në spektakël se është pjesë e komunitetit LGBT+, përkatësisht orientimi i tij është biseksual.
Kjo temë është diskutuar të mërkurën mes banorëve të tjerë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj – Stresi, ka deklaruar se nuk e mbështet komunitetin në fjalë, pasi bie ndesh me disa principe të tyre dhe thirrjet që ata bëjnë.
“Unë për shembull nuk kam informacion për komunitetin e Edonit, unë e përkrah vetëm Edonin si kallëp. A i keni parë parullat e tyre? A ndjeheni mirë kur shihni parullat ‘Zoti është homoseksual’. Unë nuk mundem ta përkrah sepse jemi familje besimtare”, ka thënë Stresi gjatë një debati me Xhulin.
Tutje – Stresi, Artani, Vivien dhe Xhuli kanë diskutuar edhe mbi temën e besimit në Zot dhe fesë.
Reperi i hitit “Lambo” u shpreh se është besimtar i devotshëm në fenë myslimane, së cilës edhe i përket, gjersa respekton edhe fenë e të tjerëve.
“Unë besoj në fenë time myslimane. Nëna ime thoshte se ‘ti ke këtë fe të cilën ta kemi pasuar’ dhe se kurrë nuk bën t’i gjykohet tjetrit feja”, ka thënë tutje reperi.
Përndryshe, në mbrëmjen e së premtes pritet të hyjnë disa banorë të rinj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/