Telegrafi

Stresi mendon të martohet vitin e ardhshëm: Kam ndryshuar si njeri për 70 për qind

Foto: Stresi/Instagram

Reperi Stresi ka qenë gjithmonë njëri ndër emrat më të komentuar sa u përket problemeve të shumta.

Si një mashkull i rrebeluar ka kaluar nëpër faza të ndryshme të jetës dhe tash ka arritur në atë kur jeta e tij ka marrë një tjetër kuptim.

Stresi dhe babai i tij

I ftuar në emisionin NIN e tregoi këtë dhe meritat që Stresi ka ndryshuar shkojnë për vajzën që ia ka rrëmbyer atij zemrën.

Ka dy muaj prej kur ai e ka kurorëzuar dashurinë e tij me fejesë dhe thotë se vitin e ardhshëm mendon të martohet, mezi pret të krijoj familje.

Stresi dhe e fejuara

Stresi tha se ka ndryshuar 70% dhe nuk është më 100%-shi i djalit të keq që jemi mësuar t’a shohim.

Siaps tij jeta e ka sprovuar me shumë gjëra dhe tani i ka kaluar disa faza që nuk i duken interesante për t’i praktikuar sërish.

Stresi reklamon dy veturat e tij “P

Sa i përket projekteve muzikore, ai së fundmi e ka publikuar projektin e ri muzikor, këngë ‘GTA’, e cila ka rezultuar me sukses të madh. /Lajmi/Telegrafi/