Reperi i njohur Stresi, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Shiko kush luan”.
Mes shumë lojërave që zhvilloi me disa nga kolegët e tij, në një moment ai u detyrua që përmes lojës “Paintboll”, të qëllonte figurat e artistëve në vend se të përgjigjej me emrat e tyre kur pyetej në lidhje me ta.
Pyetja e parë që iu bë nga kjo lojë ishte për personazhin që ai mendonte, se është personazh që “krijon shumë zhurmë për asgjë”.
Pa u menduar shumë, Stresi qëlloi disa herë në drejtim të fotografisë së reperit Noizy, duke lënë kështu të kuptohet se ai ishte përgjigja e tij.
Kujtojmë që dy reperët në fjalë ndër vite nuk kanë kultivuar raporte të mira mes vete, madje krejt e kundërta nuk i kanë kursyer opinionet jo të mira që kanë ndaj njëri-tjetrit.
Përgjatë lojës, Stresi shtiu disa herë në drejtim të fotografisë së tij, aq sa iu kërkua nga moderatorja Luana që të ndalonte – me çka edhe bëri të ditur se raportet mes tyre vazhdojnë të mos kenë përmirësime. /Telegrafi/