Stresi ka gjetur kohën që të shprehet pas konfliktit mes Stines dhe Florit.
I shumëpërfolur në media, por jo me ndonjë konfirmim, Stine besohet se ka goditur me gjësend të fortë Florin teksa u shoqërua më pas në komisariat, me Florin i cili u drejtua në spital për të mënjanuar dëmtimet.
Aty u përfol që Stresi ishte i përfshirë, një herë duke ndarë dyshen e më pas duke pranuar grushte nga Stine, transmeton Telegrafi.
Por, tash duket se hip hop artisti shqiptar nuk ka qenë fare i interesuar për këtë konflikt.
Ai ka falënderuar të gjithë përkrahësit për mbështetjen që i kanë dhënë.
“Flm për përkrahjen që më jepni në cdo hap, ju dua të gjithëve, Stresinjo. #BestHipHop”, u shpreh Stresi në Instagram. /Telegrafi/