Një fotografi e publikuar ditë më parë nga ana e reperit nga Shqipëria, Arkimed Lushaj, ku shihet duke përqafuar një vajzë, bëri bujë të madhe.
Vajza, të cilën Stresi në foto e quan “mbretëresha ime”, u përfol si e dashura e këngëtarit.
Por, raporti i tyre nuk është i tillë, reperi për Telegrafin tha se është ‘single’ dhe se vajza në fotografi është vetëm një nga ato femra që i ka vetëm për një natë.
“Vajza është vetëm për një natë”, u përgjigj reperi problematik duke shtuar se kurrë nuk do të krijojë lidhje dashurie dhe se do të mbetet gjithmonë ‘single’.
Ndryshe, Stresi momentalisht po shijon suksesin e këngës “Ki me bo”, të cilën e solli në bashkëpunim me Morena Tarakun. /Telegrafi/