Site icon Telegrafi

Stresi iu bashkua Xhulit në nominim

(Foto: Screenshot/BBVK)

Arkimed Lushaj është banori i radhës i nominuar këtë mbrëmje në Big Brother VIP Kosova.

Në këtë mënyrë, reperi iu bashkua Juliana Nurës, e cila doli automatikisht në nominim për shkak të shkeljes së rregullave.

Arsyeja e nominimit të Stresit ishte për faktin se ishte personi i parë që vrapoi për ta hapur telefonin.

Lexo po ashtu Nuk i respektoi rregullat, Xhuli dënohet me nominim

Në raste të këtilla, ‘Vëllai i Madh’ ka edhe lajme të mira edhe të këqija kur i thërret banorët në telefon. Kësaj radhe çështja ishte që banori i cili do ta hapte telefonin, do të shkonte drejtpërdrejt në nominim.

Pasi Stresi e ka hapur telefonin, ‘Vëllai i Madh’ ia ka kumtuar lajmin se është në nominim për këtë javë. /Telegrafi/

Exit mobile version