Telegrafi

Stresi i habitur nga veprimet e Xhulit ndaj Vedatit: Nuk e kuptoj pse ia ka puthur këmbët, nuk do ta bënte askush

Reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi muaj më parë nisi rrugëtimin në Big Brother VIP Kosova dhe tashmë është finalist i edicionit të parë të këtij formati.

Rap-artisti ka shfaqur një anë të panjohur të tij për publikun përgjatë BBVK ndërsa u përfshi në debate të shumta me banorët e tjerë, e nuk kanë munguar as rrëfimet e tij personale.

Një nga kundërshtaret e tij më të mëdha në këtë format ishte padyshim modelja nga Drenica, Xhuli Nura.

Screenshot/Big Brother VIP Kosova

E kur kanë mbetur pak ditë deri në finale, Stresi nuk po i kursen komentet për Xhulin teksa fliste me Mbresen dhe ish-banoren, Melisa Lleshi.

Lexo po ashtu Xhuli Nura: Nuk më pëlqejnë rrobat e gjumit, flej gjithmonë e zhveshur

Reperi rikujtoj debatin e Xhulit me Vedati dhe më pas momentin kur ajo ia puthi këmbët humoristit.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

“Ia ka puthur këmbët dhe i është ulur në prehër. Doja një shpjegim nga ajo. Pastaj, i iku muhabetit nuk donte të bisedonte. Jam Stresi sepse jam unik i llojit tim. Se di, se kuptoj arsyen se pse ia ka puthur këmbët. Ai nuk ishte skeç”, ka thënë Stresi.

“Nuk do të mund ta bënte askush, veç se di se ku ka dashur të dalë, t’ia puthë këmbët një njeriu që më së shumti e ka ulur në këtë shtëpi, po më habit gjesti i saj”, ka shtuar reperi.

Ndryshe, kujtojmë që fituesi i BBVK do të shpërblehet me 200 mijë euro ndërsa katër finalistët e tjerë me nga 10 mijë. /Telegrafi/