Site icon Telegrafi

Stresi flet për Noizyn: Kurrë nuk pajtohem me të – as fshehurazi si të tjerët

Njihen për “luftën” e ashpër mes tyre, të cilën reperët ka vite që e kanë shpallur haptazi.

Megjithëse kohëve të fundit është përfolur që Arkimed Lushaj dhe Rigels Rajku kanë zbutur gjakrat duke rregulluar raportet, duket se kjo gjë nuk do të ndodhë kurr.

Reperi i njohur më mirë si Stresi ka thënë për Telegrafin se pajtimi me kundërshtarin e tij është i pamundur.

“Jo kurr, unë kom seder para se me këndu, kështu që asnjëherë nuk do të ndodhë diçka e tillë”, u shpreh i sigurt rep-artisti duke thënë se secili e ka rrugën e vet dhe kështu do të vazhdojnë edhe më tutje.

“Secili në punën e vet, pajtim nuk do të ketë, pavarësisht se ka artistë që pajtohen fshehurazi dhe në skenën muzikore janë kundërshtar, kjo gjë te unë nuk mund të ndodhë asnjëherë”, theksoi Stresi për Telegrafin.

Ndryshe besohet se reperë të tjerë që kanë pasur konflikte me Noizyn janë pajtuar fshehurazi me të, ani pse në skenë shtiren si armiqë. /Telegrafi/

Exit mobile version