Site icon Telegrafi

Stresi i drejtohet Xhulit: E di e gjithë Kosova dhe Shqipëria kush je ti, mos thuaj që je prej Drenicës

Duket se po vazhdon akoma përplasja e Stresit me Xhuli Nurën në Big Brother VIP Kosova.

Ata kanë vazhduar t’i flasin njëri-tjetrit me ton të lartë dhe me ofendime nga më të ndryshmet.

E kësaj radhe, Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) i thotë Xhulit se nuk ka fytyrë pasi e njohin të gjithë Shqipëria dhe Kosova se kush në të vërtetë është.

Foto: Screenshot/YouTube

“Ti nuk ke fytyrë kur të kesh fytyrë hajde fol me mua, se e din krejt Kosova e Shqipëria kush je ti. Është shumë vështirë me i thonë vetës jam prej Drenicës”, i ka thënë Stresi – Xhulit.

Lexo po ashtu Gjon Karrica i revoltuar me Xhuli Nurën: E pafytyrë, ti veç ‘twerk’ di të bësh

“Mos ma përmend Drenicën, ruaju mos e përmend se Bigu i ka dënimet e mëdha, rrezikon me hy në burg se ti burgun e ki poshtë e lartë je mësuar 100 herë me hy në burg ti”, ia ka kthyer më pas modelja shqiptare.

Foto: Screenshot/YouTube

Debati i tyre vjen pak pasi Xhuli po bisedonte me Gjon Karricën, i cili po ashtu e ofendoi duke i thënë se është e pafytyrë.

Ai tutje theksoi se Nura nuk di të bëjë asgjë tjetër përveçse të bëjë ‘twerk’. /Telegrafi/

Exit mobile version