Telegrafi

Stresi dhe Xhuli Nura bëjnë paqe, shihen bashkë në darkë

Dyshja protagoniste e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova ishin padyshim reperi Stresi dhe Xhuli Nura.

Për më shumë se 100 ditë ata ishin ‘rival’ me njëri-tjetrin duke u përfshirë në debate të shumta, që shpesh herë përfundonin me ofendime të rënda.

Por, duke se ata tashmë kanë lënë prapa krahëve këtë histori dhe kanë vendosur të bëjnë paqe.

Foto: Big Brother VIP Kosova

Këtë e ka zbuluar moderatori i BBVK, Alaudin Hamiti në një postim të InstaStory, ku ndau një foto të Stresit dhe Xhulit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Xhuli Nura

Dy ish-banorët u panë bashkë në një darkë nga ku edhe i bënë një befasi Hamitit duke e telefonuar.

“Qe çfarë telefonate me videocall më erdhi. Definitivisht, këta dy, as jashtë shtëpisë nuk po munden pa njëri-tjetrin. Luftë apo paqe?”, ka shkruar prezantuesi.

Foto: Stresi/InstaStory

Ndërkohë, nuk ka munguar edhe përgjigjja e Stresi, i cili ka ripostuar imazhin duke shkruar: “Paqe”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arkimed Lushaj - Stresi

Kujtojmë që Stresi u shpall fituesi i çmimit kryesor prej 200 mijë eurosh, ndërsa Xhuli ishte në mesin e finalistëve. /Telegrafi/