Site icon Telegrafi

Stresi dhe Xhuli flasin për lojën brenda shtëpisë dhe finalen: Të gjithë do t’i kemi kundër

(Foto: Screenshot/BBVK)

Dikur kundërshtarë shumë të fortë, tani Juliana Nura dhe Arkimed Lushaj janë bashkuar në garën me banorë tjerë të Big Brother VIP Kosova.

Në një prej bashkëbisedimeve të fundit, reperi dhe modelja kanë folur për lojën e tyre, si edhe për finalen e madhe.

“Kundër kanë më na u bë krejt. Do të mundohen të na nxjerrin prej taktit, nuk duhet me ra, a më kupton…”, është shprehur Stresi derisa Xhuli ia ka pohuar duke i kërkuar të ketë vetëm qetësi.

Lexo po ashtu Stresi rrëfen se i kanë kërkuar mbi gjysmë milion euro për realizimin e një filmi për jetën e tij

“Mbaje mend se do të vije dita që kemi me gatu vetëm për njëri-tjetrin. Mbaje mend…”, ka vazhduar reperi, teksa modelja ka thënë se gatuan për të gjithë.

Tutje, Stresi i ka shpjeguar se në javën e fundit mbesin vetëm katër veta në shtëpi dhe i ka sugjeruar Xhulit se “për ta marrë situatën siç duhet, atëherë duhet me u largu prej të gjithëve”. /Telegrafi/

Exit mobile version