Dy prej protagonistëve kryesorë të Big Brother VIP Kosova janë padyshim Stresi dhe Xhuli Nura.
Dyshja kanë patur vazhdimisht debate me njëri-tjetrin duke kaluar edhe në ofendime madje edhe duke sjellur histori të tyre nga jashtë dhe përshirë njerëz të tjetër të jetës së tyre.
Megjithatë, duke se dyshja kanë gjetur një gjuhë të përbashkët ditëve të fundit dhe kanë arritur të bëjnë paqe.
Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë (e diel) kur Stresi edhe këndoi një këngë të cilën tha se ia ka dedikuar Xhulit.
“Për neve dyve qe dy muaj e gjysmë kemi patur debate të thella, kemi lënduar shumë njerëz të dy edhe na erdhi ideja, e kemi shkruar dje tekstin refrenin e kemi bërë sonte, shpresoj të na e merrni këtë pjesë të mirë të anës tonë që duam të japim një shembull të madh pavarësisht se jemi në një lojë, kjo është motër për mua, unë jam vëllai i saj edhe kur bashkohen dy fuqi si Stresi dhe Xhuliana në Big Brother VIP Kosova, e kam shkruar një këngë shumë shpejt”, ka thënë reperin.
Më pas ai ka interpretuar këngën me titullin “Kosovë-Shqipëri” për banorët përkrah Xhulit.
Mbetet të shihet nëse dyshja do të vazhdojnë shoqërinë apo sërish do të nxehen debatet mes tyre. /Telegrafi/