Reperët që nuk kanë marrëdhënie të mira mes vete, Stresi dhe Noizy, do të mund që të takohen në Pejë ku ata do të performojnë në natën e parë të Fitër Bajramit.
Peja do të jetë kryeqendra e hip hopit shqiptar në natën e parë të Fitër Bajramit, ku mbrëmja kryesore do të mbahet në Bahce Club me 2po2 dhe Capital T që do të jenë prezent për t’i argëtuar pejanët.
Por, janë edhe dy festa të tjera në dy lokale të tjera. Në Space Club do të performojë Noizy, kurse në Arthurs Pub do të performojë Stresi, dy reperët problematikë nga Shqipëria.
Kjo sigurisht se ka lënë mundësinë për një takim të rastësishëm mes tyre në qytetin e Pejës, pasi ka kohë që ata po kërkojnë njëri tjetrin për t’i sqaruar hesapet.
Noizy dhe Stresi në vitet e kaluara kanë pasur probleme të mëdha me njëri-tjetrin, derisa kanë bërë paqe, me konflikte fizike dhe të armatosura që ka pasur të dyja grupe të involvuara. /TElegrafi/