Sonte (e hënë) po zhvillohet Prime i radhës në Big Brother VIP Kosova.
Në mbrëmjen e sotme ka pasur një përplasje të madhe ndërmjet modeles Xhuli Nura dhe reperit Arkimed Lushaj – Stresi.
Ky i fundit në një moment ka qenë në dhomën e rrëfimëve, gjersa ka folur për historinë se si është njohur me bukuroshen nga Drenica.
Në lidhje me debatin, 34-vjeçari zbuloi se si ka nisur gjithçka mes tyre meqë nuk po arrijnë të gjejnë akoma një gjuhë të përbashkët.
“Po tregoja një histori mes meje dhe Noizyt. Xhuli ka ndërhyrë duke thënë ‘se mos nuk po e tregon mirë, se unë e di’. Tani unë po flisja për një pajtim kombëtar dhe më ndërpreu dëshirën për ta treguar ngjarjen”, u shpreh fillimisht ai.
“Unë nuk bëj shantazh, Xhuli ka ardhur në banjë atë natë kur kemi folur. Si bën keq t’i motrës tënde. Kemi parë se si flet për gruan dhe nëna ime do ta pëlqente këtë. Në mbrëmje ndryshon. Flet për jetën e vet personale, për politikanët e ish të dashurit e vet”, ka vazhduar artisti.
Në bisedë e sipër, këngëtari tha se kur janë takuar në Prishtinë, në të njëjtin hotel ka qenë i pranishëm edhe personi që e kishte shantazhuar në lidhje me videon, rrëfimin e trishtë që e bëri, i cili ndodhi në vitin 2010.
“Unë di shumë gjëra dhe nuk i shpalos. Unë nuk jam person shantazhues. Për Xhulin nuk di për të, jemi takuar në një studio muzikore, ku unë isha i ftuar. Aty tregoj se do të ishte pjesë e BBVK, unë skam treguar. Kur erdhëm në Prishtinë e kam parë në hollin e hotelit me personin që thotë se e ka shantazhuar”. /Telegrafi/