Site icon Telegrafi

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Reperi i njohur shqiptar Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, ka hedhur akuza të reja në drejtim të Juliana Nurës, pas një debati virtual që ka ndodhur së fundmi mes tyre. Kjo përplasje vjen pas një historie të gjatë gjatë së cilës dyshja janë përballur si kundërshtarë në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova.

Stresi, i cili njihet për tonet e tij të ashpër dhe të drejtpërdrejtë, ka shprehur pa qëndrime ndjenjat e tij duke përdorur rrjetet sociale si platformë. Në një postim të fundit në InstaStory, reperi ka adresuar sërish ca nga pikat që e kanë bërë të njohur si një figurë kontraverse.

“Çka pi unë skutave të Tiranës është problemi im, të kishte dashur publiky ty për të qenë fituese, të kishte votuar! Më vjen keq zemra, mbaro ndonjë pite se ta qet më mirë”, shkroi ai, duke iu përgjigjur akuzave të Xhulit, që sipas saj reperi ishte një person i paaftë për të fituar BBVK.

Foto: Stresi/InstaStory

Stresi tutje i ka i quajtur pretendimet e saj për të qenë opinioniste në Big Brother VIP si thashetheme. “Rrenë e kulluar se më thanë që u mbyt duke rrejte, ani vajzë ata të Top-it”, shtoi ai, duke lënë të nënkuptohet se Juliana nuk do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm, siç ishte thënë më parë.

Lexo po ashtu Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Për më tepër, Stresi akuzoi Xhulin e se e ka publikuar vet videon e saj të famshme të seks-skandalit, ku sipas tij ajo është dënuar nga gjykata për veprimet e saj. “Bilës ke kryer akte të turpshme para një kafshe dhe Gjykata Finalndeze të ka dënuar për këtë send”, u shpreh reperi.

Konflikti ndërmjet dyshes nuk është diçka e re, por intensiteti i komenteve të fundit të Stresit tregon se rivaliteti dhe mosmarrëveshjet e tyre janë larg nga të qetësohen. /Telegrafi/

Exit mobile version