Telegrafi

Strategjitë e ekipeve për ndaljen e Ronaldos dhe Messit

Real Madrid dhe Barcelona do të takohen sot në derbin e radhës të La Ligës.

Kjo është përballja e 175 mes tyre dhe cilësohet si sinonim i emocionit, spektaklit dhe golave.

Katalunasit kryesojnë renditjen me 41 pikë, ndërsa rivalët ndodhen në vendin e katërt me 31 pikë, por kanë një ndeshje më pak.

Dy lojtarët kryesor të kësaj përballje pritet të jenë Cristiano Ronaldo tek vendasit dhe Lionel Messi në radhët e mysafirëve.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë në kuotë të barabartë golash për vitin 2017 me nga 53.

Mediat tashmë kanë publikuar edhe strategjitë e ekipeve se si mund të ndalen këta dy lojtarë.

Ndryshe, takimi pritet të startojë në orën 13:00 në stadiumin Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

Strategjia për ndaljen e Cristiano Ronaldos

Strategjia për ndaljen e Lionel Messit