Armaldo Kllogjeri beson se e ka strategjinë si ta godasë Luiz Ejllin në edicionin e dytë të ‘Big Brother VIP Albania’.
Gjatë një bisede me Nita Latifin, Maestro ia ka shpalosur këngëtares nga Kosova strategjinë e tij për ta sulmuar njërin prej banorëve më të fortë brenda shtëpisë.
Ai ka thënë se nëse bëhen katër veta bashkë në momentin kur Luizi sulmon një banorë, atëherë këngëtari do të tërhiqet.
“Nëse ne bëhemi katër veta bashkë, jo shumë, katër, e ti futemi fut e bjer atij, në momentin që ai godet njërin, fut e bjer, ai do të rrijë si një lepur…”.
Ndërkohë, derisa ishte prezent Tan Brahimi, Nita i ka thënë Armaldos se është duke folur para shokut të tij të ngushtë. /Telegrafi/