Site icon Telegrafi

Strakosha ndal Juven në shtëpi pas 41 ndeshjeve, portierët shqiptarë ankthi më i keq i Dybalas (Foto/Video)

Juventusi humbi nga Lazio në Serie A me rezultat 2-1.

Kjo humbje erdhi pas barazimit nga Atalanta me rezultat 2-2, por çfarë kanë të përbashkët këto dy takime?

Dy penallti të humbura nga Paulo Dybala, të dyja të mbrojtura nga portierët shqiptarë.

https://www.youtube.com/watch?v=r1gjTdAzmmw&feature=youtu.be

Ndaj Atalantas ishte Etrit Berisha me pritjen në minutën e 84, kurse me Lazion, Thomas Strakosha në minutën e fundit të takimit.

Pra, ishin portierët shqiptarë të cilët ia imponuan Zonjës së Vjetër barazimin dhe humbjen e parë në këtë sezon.

https://twitter.com/Alessia_Nov/status/914588406222598146

Pritja e Strakoshësh ishte me e dhimbshme, pasi ndali një ecuri fanatike të kampionëve aktual.

Juventusi humbi në shtëpi pas 41 ndeshjeve. Hera e fundit ishte 23 gusht 2015, pra pas 783 ditësh, 18,792 orësh, 1,127,520 minutash dhe 67,651,200 sekondave.

Një gjë është e sigurt, Kombëtarja e Shqipërisë është shumë më fat që ka dy portierë të tillë. E ardhmja e portës kuqezi është në duar të sigurta. /Telegrafi/

Exit mobile version