Telegrafi

Strakosha i mungon Shqipërisë ndaj Islandës dhe Moldavisë

Thomas Strakosha (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Thomas Strakosha nuk do të mund të paraqitet në dy ndeshjet e radhës të Kombëtares shqiptare për shkak të lëndimit.

Portieri i Lazios do të mbetet jashtë Kuqezinjve për ndeshjet e muajit qershor, të cilat Shqipëria i luan në kualifikimet për ‘Euro 2020’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Thomas Strakosha

24-vjeçari nuk u grumbullua nga Simone Inzaghi për ndeshjen e të hënës, Lazio – Bologna, pikërisht për shkak të këtij lëndimi që e mundon prej kohësh.

Tani është konfirmuar që Thomasi nuk do t’ia dalë të rikuperohet në kohë dhe do të mungojë për sfidat e muajit qershor ndaj Islandës dhe Moldavisë.

Kësisoj në vendin e tij pritet që trajneri Edy Reja ta vendosë Etrit Berishën, i cili në muajt e fundit ka humbur vendin e titullarit në ekipin e Atalantas.

(Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)