Thomas Strakosha nuk do të mund të paraqitet në dy ndeshjet e radhës të Kombëtares shqiptare për shkak të lëndimit.
Portieri i Lazios do të mbetet jashtë Kuqezinjve për ndeshjet e muajit qershor, të cilat Shqipëria i luan në kualifikimet për ‘Euro 2020’.
24-vjeçari nuk u grumbullua nga Simone Inzaghi për ndeshjen e të hënës, Lazio – Bologna, pikërisht për shkak të këtij lëndimi që e mundon prej kohësh.
Tani është konfirmuar që Thomasi nuk do t’ia dalë të rikuperohet në kohë dhe do të mungojë për sfidat e muajit qershor ndaj Islandës dhe Moldavisë.
Kësisoj në vendin e tij pritet që trajneri Edy Reja ta vendosë Etrit Berishën, i cili në muajt e fundit ka humbur vendin e titullarit në ekipin e Atalantas.