Kreu u Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg, ka deklaruar për Sky News, se vendet anëtare të NATO-s duhet të investojnë më shumë në mbrojtje derisa Ukraina po ballafaqohet me agresionin rus.
Ai theksoi se duhet shpenzuar më shumë në mbrojtje, derisa “po jetojmë në një botë më të rrezikshme”, dhe Aleanca po vazhdon ta mbështetë Ukrainën kundër “agresionit brutal nga Rusia”, transmeton Telegrafi.
Vendet anëtare kanë dërguar armë, municion dhe lloje të ndryshme të pajisjeve të rënda ushtarake në Ukrainë – përfshirë ato anti-tank, kundërajror e dronë, derisa qeveria në Kiev po ballafaqohet me ushtrinë e Vladimir Putinit.
Stoltenberg tha se organizata ushtarake që ai drejton po ndihmon Ukrainëm, duke u bazuar në të drejtën për vetëmbrojtje dhe po bën të pamundurën që të parandalojë që lufta të esklaoj dhe zgjerohet jashtë kufijve të këtij vendi.
Ai theksoi se NATO-ja dhe aleatët e saj nuk janë “pjesë e konfliktit” , por Aleanca ka rritur prezencën ushtarake – në veçanti në pjesën lindore – duke i dërguar mesazh të qartë Moskës, se cilido vend anëtar i NATO-s nëse sulmohet – do të merr përgjigjen e duhur nga e tërë Aleanca. /Telegrafi/