Site icon Telegrafi

Stoltenberg do të qëndrojë për vizitë zyrtare dy ditore në Maqedoni

Në kuadër të referendumit të caktuar më 30 shtator, sot qëndron për vizitë zyrtare dy dy ditore në Republikën e Maqedonisë vjen sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Njeriu i parë i NATO-s në do të ketë takim me kryeministrin Zoran Zaev, me ministren e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe me përfaqësuesit tjerë të lartë, njoftojnë nga qeveria.

Takimi me Zaev do të mbahet nesër në Klubin e Deputetëve, me çka është parashikuar edhe një konferencë shtypi e përbashkët.

Sekretari i përgjithshëm Stoltenberg sot do të ateroj në Shkup, ndërsa do të pritet nga ministrja Sheqerinska.

Nesër në agjendën e tij përveç aktiviteteve dhe takimeve, Stoltenberg do ta vizitoj edhe Stajkovcin ku në vitin 2016 ushtarët dhe mjetet e NATO-s ishin të angazhuar për tejkalimin e dëmeve nga vërshimet. Ai do të vizitojë edhe kazermën ushtarake në “Ilinden” ku do të shikojë nga afër trajnimet e forcave speciale.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s do në vend do të realizoj takim edhe me kryetarin Gjorge Ivanov dhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin. /Telegrafi/

Exit mobile version