Site icon Telegrafi

Stoltenberg: Siguria në Kosovë, kyçe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në fjalimin e tij për fundvit ka thënë se siguria në Kosovë është çelësi i stabilitetit në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Stoltenberg përmes një video mesazhi në platformën X falënderoi të gjithë aleatët për mbështetjen, dhe të gjithë trupat përfshirë dhe ato të KFOR-it në Kosovë.

“Dhe vetëm muajin e kaluar, pata një takim me trupat e KFOR-it në veri të Kosovës, duke ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë në Kosovën, i cili është çelësi për stabilitetin e rajonit më të gjerë të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.

Tutje Stoletenberg tha se: “Në këtë periudhë të vitit, falënderimet dhe respekti im më i thellë shkon për forcat tona të NATO-s. Shërbimi i tyre na mban të sigurt dhe të lirë. Gëzuar festat dhe urimet më të mira për Vitin e Ri”. /Telegrafi/

Exit mobile version