Site icon Telegrafi

Stoltenberg: Përdorimi i armëve kimike nga Rusia do të ndryshonte natyrën e konfliktit në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë sot se çfarëdo përdorimi i armëve kimike nga Rusia, do të ishte e papranueshme dhe “totalisht do ta ndryshonte natyrën e konfliktit” në Ukrainë.

Duke folur në samitin e NATO-s në Bruksel, kreu i Aleancës Veriatlantike paralajmëroi se përdorimi i armëve kimike, do të “përbënte shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtarë”, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Bjellorusia urdhëron largimin e diplomatëve ukrainas

Madje Stoltenberg akuzoi Kinën që po i ofron mbështetje politike Rusisë, dhe po bëhet “bashkëpjesëmarrëse në gënjeshtra dhe dezinformim” ,kur bëhet fjalë për pushtimin rus në Ukrainë.

Kreu i NATO-s, ka kërkuar nga Bjellorusia se duhet t’i jap fund “përfshirjes në pushtimin rus në Ukrainë” – duke paralajmëruar se vendimet e marra në samit do t’i ndjejnë liderët e këtij vendi. /Telegrafi/

Exit mobile version