Site icon Telegrafi

Stoltenberg: Dërgoni Ukrainës më shumë armë dhe municion

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë thirrje që Ukrainës t’i dërgohem me shumë armë e municion, derisa Rusia po tenton të rrit presionin pak para përvjetorit të fillimit të pushtimit në Ukrainë.

“Nuk po shohim shenja që Putin po bëhet gati për paqe”, tha Stoltenberg derisa po fliste para gazetarëve nga selia e NATO-s në Bruksel, transmeton Telegrafi.

“Ajo çfarë po shohim është e kundërta. Po bëhet gati për një ofensivë të re, sulme të reja”, shtoi i pari i Aleancës më të madhe ushtarake para takimit me zyrtarët e lartë të SHBA-së, me qëllim të koordinimit për dërgimin e armëve tjera në Ukrainë.

Lexo po ashtu Pse kaq shumë ushtarë rusë po vdesin në Ukrainë?

Stoltenberg i ka bërë thirrje vendeve anëtare dhe partnerëve të NATO-s që t’i dërgojnë më shumë municion dhe armë në Ukrainë ashtu siç ishte premtuar.

Ai shtoi se furnizimi i Ukrainës me aeroplanë luftarakë nuk është çështja më urgjente, por pranoi se mbështetja për Ukrainën ka evoluar gjatë muajve të fundit.

“Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të diskutojnë më vonë nëse do të rritet prodhimi i municioneve për të përmbushur nevojat e Ukrainës, dhe për të rimbushur furnizimet e brendshme, shtoi Sekretari i Përgjithshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version