Më në fund pas disa ditësh shkrime mbi dhunën e ushtruar në “Kënga Magjike”, për Stinen do të flitet për diçka tjetër.
Në natën e mbrëmshme të “Dance with me” këngëtari dhe ish e dashura e tij, Roza Lati konfirmuan një ribashkim të mundshëm.
Megjithëse dukej qartë të dy e fshehnin se akoma mes tyre ka diçka, madje edhe dedikimin që Stine i bëri me këngë asaj.
Por të hënën e fundit të spektaklit ku janë partnerë, Stine vërtetoi atë që ndjenë për moderatoren.
“Nuk po i shohim më të dashurit tuaj që në fillim vinin ju shoqëronin” i tha Alketa Vejsiu Stines, i cili iu përgjigj: “Po a mund ti rezistosh gjatë kësaj bukurie”- duke u kthyer nga Roza.
Sipas thashethemeve të dy janë ndarë nga të dashurit që kishin kur u bashkuan për lojë dhe një ribashkim i tyre është shumë i mundshëm. /Telegrafi/