Kanë kaluar tashmë muaj që kur festivali i Këngës Magjike ka përfunduar.
Njëra ndër këngët pjesëmarrëse në këtë festival ishte “Çifti Simpatik” e kënduar nga Stine, e cila u rikthye në hit që në javët e para të publikimit të saj.
Kjo këngë ishte pothuajse në garë me atë të Flori Mumajesi “Me fjalë të vogla” e cila poashtu u shndërrua në hit të madh, derisa ndodhi edhe incidenti në mes dy këngëtarëve, për të cilin ende nuk dihen saktë shkaqet, edhe pse u tha që mënyra e votimit ishte shkaku, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, sot në “Youtube”, kënga e Stines ka mbledhur afër gjashtë milionë shikime, ndërsa në anën tjetër, Flori ka afër pesë milionë.
Por, sido që të jetë, të dy këngët u pëlqyen shumë nga publiku, dhe vazhdojnë të dëgjohen edhe sot.