Telegrafi

Stilistja Yoon Ahn mohon pretendimet e Kanye Westit se ka fjetur me ASAP Rockyn

Kanye West po vazhdon ‘luftën’ me të famshmit në rrjete sociale dhe këtë herë ka në shënjestër një modele.

Në një nga postimet në Instagram, 45-vjeçari akuzoi ASAP Rockyn se ka fjetur me stilisten Yoon Ahn.

Dhe për këtë ka bërë të ketë një reagim nga kreatorja amerikane, duke hedhur poshtë plotësisht këto aludime.

Foto: Screenshot/Instagram

“Jo vetëm përdorimi i akuzave të rreme, përhapja e asaj gënjeshtre në emër të Zotit për të fyer një grua është më e ulëta”, shkroi Ahn.

Ajo gjithashtu shtoi një varg biblik në fund të postimit ku thuhet: “Kini kujdes për profetët e rremë – Mateu 7:15”.

Lexo po ashtu Kanye West vazhdon postimet ngacmuese në rrjete sociale - këtë herë vënë në shënjestër gruan e Justin Bieber, Hailey

“Konfirmim i ri”, shtoi ai nga ana tjetër. “Rocky nuk ka kryer marrëdhënie intime me Yonn”.

Foto: Screenshot/Instagram

Ai ditë më parë bëri një postim ngacmues edhe për gruan e Justin Bieber, Hailey Bieber.

I njëjti po ashtu po vazhdon të merret edhe me ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo ka bërë që të ketë një replikë edhe nga motra e yllit televiziv, Khloe, e cila kërkoi nga Kanye që ta lërë të qetë familjen e tyre. /Telegrafi/

Yoon Ahn (Foto: Screenshot/Instagram)