Ajo është një nga aktoret e reja më të njohura sot, ajo u bë e njohur me rolin e saj në serialin hit “Euphoria”, ndërsa tash në Las Vegas ajo u shfaq në një kombinim që i la të gjithë pa fjalë
Edhe pse kohët e fundit stilistja dhe shoqja e saj shumëvjeçare, Law Roach, u tërhoq nga puna, ajo vazhdon të arrijë sukses në tapetin e kuq dhe stili i saj i fundit pa dyshim u krijua me njohuritë e saj të shkëlqyera të modës.
Stili i bukuroshes Zendaya është si një kombinim perfekt i klasikëve, pra i modës së disa kohërave të lashta dhe më modernes në shekullin e 21-të, transmeton Telegrafi.
Pantallonat e gjera me prerje të pazakontë lanë pa frymë kritikët e modës dhe sapo u shfaqën fotot nga ngjarja “CinemaCon”, femrat u çmendën për këtë kombinim që nuk e kishim parë më parë.
Modeli i këtyre pantallonave i përshtatet çdo figure dhe janë gjithashtu dëshmi se një gardërobë e madhe nuk del kurrë nga moda. Aktorja bukuroshe kishte veshur një model të pazakontë në ngjyrë bezhë në vend të një jeleku klasik në trupin e saj të zhveshur dhe i gjithë stilimi nuk është dukur në asnjë moment vulgar.
Me një komplet të shkëlqyeshëm, ajo ka veshur këpucë të bardha, ndërsa ka veshur vetëm vathë floriri dhe frizurën me firmë.
Zendaya njihet edhe për faktin se nuk i pëlqen të mbaj grim të rëndë, ndaj kësaj radhe ka ndjekur rregullin e njohur – më pak është më shumë.
/Telegrafi/