Kate Middleton dhe Meghan Markle arritën të shkëlqejnë në modë edhe në vitin 2020.
Edhe pse një pjesë e mirë e vitit 2020 në një farë mënyre na ka marrë pandemia, megjithatë nuk ka arritur që deri në fund të pengojë kombinimet spektakolare të modës të anëtareve të familjes mbretërore. Natyrisht, këtu është fjala për Kate Middleton dhe Meghan Markle.
Edhe pse nuk kishte shumë raste, kishte mjaft, para dhe pas mbylljes, që të dy të shfaqnin editimet e shkëlqyera të modës në raste të ndryshme.
Në mars, kur princi Harry dhe Markle njoftuan se zyrtarisht po largoheshin nga detyrat mbretërore, Meghan tashmë kishte shkëlqyer disa herë.
Vetëm një muaj para se kriza e coronavirusit të godiste Britaninë e Madhe, u dhanë çmime BAFTA, në të cilat Catherine Midddleton shkëlqeu me një fustan të Alexander McQueen, në të cilin ajo ka shkëlqyer më parë edhe në 2012.
Dhe gjatë mini-turneut në Irlandë ajo tregoi disa edicione të shkëlqyera.
Ne kemi zgjedhur disa prej tyre në galerinë tonë, dhe ju mbetet juve të vendosni stili i kujt ju pëlqen më shumë. /Telegrafi/