Site icon Telegrafi

Pendarvoski merr “aminin” e BDI-së

Kandidati për kryetar shteti, Stevo Pendarovski sot vizitoi selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë.

“Erdhe ta publikoj vizionin tim, unë kam 20 vjet që jam prezent në opinion. Maqedonia për të gjithë, nuk do të ketë qytetarë të rendit të parë dhe të dytë, nuk duhet të ketë qytetarë të privilegjuar por të gjithë duhet të jenë të barabartë. Unë nuk heq dorë nga ky koncept, përkundrazi do të angazhohem që kjo të bëhet realitet”, tha Pendarovski, sipas të cilit është shumë e rëndësishme që zgjedhjet presidenciale të të jenë të lira dhe demokratike dhe me këtë t’i dëshmojmë Evropës se jemi të gatshëm dhe të pjekur që të bëhemi pjesë e familjes evropiane.

Lexo po ashtu Zaev: Stevo Pendarovski, kandidati i përbashkët për qëllimet tona të përbashkëta

Ai tha se më e rëndësishme është që të mos i japim shkas opozitës që të thotë se nuk jemi të aftë të organizojmë zgjedhje, por duhet të bëjmë përpjekje që edhe ndërkombëtarët t’i bindim se jemi të aftë dhe të pjekur për t’u bërë pjesë e familjes së madhe Evropiane.

Ndërkaq edhe anëtari i BDI-së Artan Grubi ka thënë se shtabin zgjedhor do ta udhëheq Izet Mexhiti dhe se BDI i ofron mbështetje kandidati për president Stevo Penderovskit.

“Jemi të vetëdijshëm se një kandidat shqiptarë i përkrahur vetëm nga subjektet politike shqiptare nuk mund të fitoj, por mund të fitoj një kandidat konsensual”, tha Grubi./Telegrafi/alsat/

Exit mobile version