Në konferencën e teknologjisë ‘We Are Developers’ që po mbahet në Vjenë, ish-themeluesi i Apple, Steve Wozniak krahasoi platformën e kriptovalutës Ethereum me Apple dhe tha se kjo mund të ketë po aq me ndikim sa kjo e fundit.
Gjatë fjalimit të tij në konferencë, Wozniak ishte entuziast për Ethereum, duke e përshkruar atë si një platformë të ngjashme me Apple. Ai tha se në afat të gjatë, Ethereum mund të bëhet po aq me ndikim sa edhe Apple.
Wozniak tha se ai ende zotëron një Bitcoin dhe dy Ethereum për të ‘eksperimentuar me pagesat e gjërave të ndryshme’.
Ai e quajti teknologjinë Blockchain ‘revolucioni më i madh që do të ndodhë në teknologji’.
Sipas tij, Blockchain dhe kriptovalutat do të arrijnë potencialin e tyre të plotë në një dekadë.
Pas Apple, Wozniak ka mbetur pjesë e botës së teknologjisë, duke themeluar akademinë e kodimit Woz University që ka 31 qendra të kodimit në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/