Site icon Telegrafi

Stërvitjet e klubeve nga Serie A do të vazhdojnë

Qeveria e Italisë ka bërë të ditur se vetëm disa ndryshime të vogla do të duhen, para se të fillojnë stërvitjet grupore më 18 maj.

Ministrat Vincenzo Spadafora dhe Roberto Speranza kanë thënë se stërvitjet e lojtarëve në grup mund të fillojnë nga e hëna e ardhshme.

“Komiteti i shkencëtarëve e kanë dhënë  mendimet e tyre, me kërkesë të Qeverisë së Italisë dhe protokollit të më parshim, duhet të bëhen vetëm disa ndryshime të vogla”, ka thënë ata.

Pamje nga ndeshja Juventus – Inter (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images )

“Ne duhet t’i përmbahemi protokollit dhe do të lejojmë stërvitjen e lojtarëve në grup nga data 18 maj, pasi shohim se gjërat janë duke shkuar në rrugën e duhur”, kanë shtuar më tej ata.

Besohet se ato masa në protokoll janë vetëm si formalitet, pasi tashmë ka filluar të lehtësohen të gjitha masat e mëparshme.

Qeveria italiane përfundimisht d të jap dritën e gjelbër që të gjitha aktivitetet sportive të rikthehen, mirëpo ato do të jenë me dyer të mbyllura. /Telegrafi/

 

Exit mobile version