Site icon Telegrafi

Stërvitje e përbashkët ushtarake Shqipëri-Kosovë, vëzhgohet nga Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale për Evropën

Ministria shqiptare e Mbrojtjes ka njoftuar sot mbylljen e stërvitjes së përbashkët ushtarake midis Shqipërisë dhe Kosovës. 

Sipas njoftimit të ministrisë, trupat speciale të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës testuan së bashku aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën.

Gjatë stërvitjes ValorShield24 të organizuar në Shqipëri u simuluan skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione të zbulimit taktik, operacione psikologjike, analizimin e të dhënave të zbulimit, përdorimin e dronëve gjatë fazave të zhvillimit të operacioneve për goditjen e objekteve, si dhe parandalimin e veprimeve të grupeve taktike sulmuese, shton ministria në një postim në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version