Site icon Telegrafi

Sterling shkëlqeu me het-trik ndaj Atalantas, por Mahrez dhe Mendy e ngacmojnë për rastin e humbur për golin e katërt

Manchester City shënoi fitore të madhe me rezultat 5-1 ndaj Atalantas në Etihad Stadium në kuadër të ndeshjes së vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Pep Guardiolas ishte në gjendje të bënte një rikthim të madh falë të shkëlqyeshmit Raheem Sterling, i cili shënoi het-trik, ndërsa Sergio Aguero dy gola.

Fillimisht ishte sulmuesi argjentinas që shënoi dy golat e parë, i dyti falë një penalltie të fituar nga Sterling, ndërsa më vonë anglezi vodhi shfaqjen.

Lexo po ashtu Spektakël nga Aguero dhe Sterling, City me goleadë ndaj Atalantas

Sterling vendosi të futej në veprim vetë, dhe ai bëri në një stil duke shënuar het-trik brenda 12 minutave lojë.

Por, mund të ishte edhe më mirë për të, pasi Sterling pati një rast ideal në minutën e 76-të.

Anglezi pati tërë kohën e botës për të shënuar, por ai u gabua dhe gjuajtja e tij shkoi jashtë kuadratit.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Manchester City 5-1 Atalanta, Sterling me notë maksimale

Shokët e tij të skuadrës, Riyad Mahrez dhe Benjamin Mendy nuk e harruan këtë huqje të Sterling dhe e ngacmuan atë pas ndeshjes.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=13&v=H_em5Xq5P7c

Në disa pamje të shfaqura, Mahrez dhe Mendy shihen duke e ngacmuar atë për atë rast të humbur, përkundër performancës së tij të ndeshjes.

“Ju duhet të kishit shënuar katër gola!”, dëgjohen Mendy dhe Mahrez duke thënë. /Telegrafi/

Exit mobile version