Telegrafi

Sterling preferon Liverpoolin, por Man City është i prirur të shesë te Barcelona

Anësori sulmuesi i Manchester Cityt, Raheem Sterling mund të preferojë të qëndrojë në Angli për lëvizjen e tij të ardhshme dhe ish-klubi i tij, Liverpooli është favorit në preferencat e anglezit.

Ylli anglez mund të jetë yll për vendin e tij, por ka rënë në favor të trajnerit të Cityt, Pep Guardiola, i cili nuk e sheh më titullar fiks.

Sterling ka filluar vetëm tre ndeshje në Ligën Premier këtë sezon dhe largimi i tij nga Etihad duket i pashmangshëm.

Lexo po ashtu Barcelona është e vendosur që të transferojë Sterlingun

Sipas mediumit El Nacional, Sterling është një objektiv i Barcelonës, por mund të preferojë një rikthim te Liverpooli.

Megjithatë, City është shumë më i lumtur ta shesë atë jashtë vendit dhe mirëpret interesin nga klubi i vjetër i Guardiolës.

City dhe Barca kanë marrëdhënie të mira, të cilat duhet të zbusin çdo çështje që lidhet me një tarifë transferimi për Sterlingun. /Telegrafi/