Raheem Sterling pritet të largohet nga Manchester City në afatin kalimtar të janarit dhe Barcelona mund të bëhet klubi i tij i ri.
Sterling ka humbur vendin e titullarit në sezonin e fundit te City dhe një largim nga Etihad duket i pashmangshëm.
Reprezentuesi anglez është lidhur me një lëvizje në Camp Nou te Barcelona kohëve të fundit dhe është i etur për të bërë një ndryshim në janar.
Sipas gazetës katalunase Sport, Sterling i ka thënë trajneri Guardiola se dëshiron të bashkohet me Barcelonën.
Guardiola thuhet se është i gatshëm të lërë Sterling të largohet, pasi nuk shihet më si zgjedhje e parë.
Kalimi i yllit anglez te Barcelona në janar do të ndodhte vetëm si huazim me mundësi blerje në verë, pasi katalunasit kanë probleme financiare. /Telegrafi/