Ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling ka treguar se është gëzuar me rikthimin e rezultatit nga Liverpooli ndaj Barcelonës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Liverpooli arriti të fitojë 4-0 në Anfield në ndeshjen kthyese, duke shënuar një prej rikthimeve më të mëdha në Ligën e Kampionëve pas humbjes 3-0 në Camp Nou.
Ky rikthim i rezultatit dhe kalimi në finale i klubit të madh anglez nuk i ka lumturuar vetëm tifozët dhe futbollistët e Liverpoolit.
I lumtur me këtë ka qenë edhe ish-sulmuesi i tyre, anglezi Sterling, i cili foli rreth kësaj ndeshje dhe rikthimit të rezultatit nga Reds.
“Kam qenë shumë i gëzuar për Liverpoolin, njerëzit nuk mund të më besojnë, por është e vërtetë”, ka thënë fillimisht Sterling.
“Të shohësh djelmosha si Hendo dhe Trent më finale më bën të lumtur, jam shumë i lumtur për ta”, përfundoi ylli i Cityt. /Telegrafi/