Juventusi ka konfirmuar zyrtarisht se sulmuesi Stephy Mavididi ka nënshkruar me Montpellierin.
22-vjeçari ishte i huazuar te Dijoni në sezonin e kaluar, mirëpo klubi francez nuk vendosi që ta blinte kartonin e tij.
Në ndërkohë, Montpellier ka shpenzuar 6.3 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e talentit anglez.
Në një postim zyrtar, Juventusi e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes që e dërgon Mavididin në Francë.
Sipas njoftimit, pagesa nga Montpellier Herault SC do të bëhet brenda tri vitesh financiare. /Telegrafi/