Site icon Telegrafi

Steinmeier me kritika për kryetarin Ivanov

Shefi i diplomacisë Gjermane Frank-Walter Steinmeier vendimin e kryetarit të Maqedonisë Gjorgje Ivanov e cilësoi si të dëmshëm për Maqedoninë, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Vendimi i Ivanov ka lënduar standardet e shetit ligjor dhe paqen në vend” tha Steinmeier për Deutsche Welle.

Ai vazhdon të thotë se është shumë i mërzitur me këtë vendim. ”Jam i mërzitur shumë për këtë vendim dhe për kahjen se ku shkon Maqedonia. Ky vendim pengon edhe punën e Prokurorisë Speciale për të dënuar keqpërdorimet e pushtetit” thotë shefi i diplomacisë gjermane Frank-Walter Steinmeier./Telegrafi/

Exit mobile version